Nga 25 prilli nis zhvendosja e stafit të Presidencës nga objekti i Kuvendit

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Lumir Abdixhiku u interesua të dijë se cilat do të jenë investimet kapitale të Kuvendit të Kosovës për tre vjetët e ardhshme.

Meqë ai po ashtu ishte ankuar se deputetët nuk kanë zyrë e as hapësirë të mjaftueshme për të punuar, për këtë pati përgjigje sekretari i Kuvendit Ismet Krasniqi.

Ai deklaroi se me lirimin e zyrave nga ana e stafit të presidentit për zhvendosje diku tjetër, do t’ju mundësohet që edhe deputetëve të kenë hapësira të mjaftueshme.

Zhvendosja e stafit të Presidencës është e paraparë të bëhet prej datës 25 prill të këtij vit