Mourinho te Bayeni? Portugezi: Do të fitoja Championsin!

Jose Mourinho e ka lënë të hapur derën për Bayernin e Mynihut, duke pranuar se do të mirëpriste mundësinë për të punuar në Gjermani.

Me këtë reagim “Special One” e dëshiron një eksperiencë të re në Gjermani, por “ndez” zemrat e bavarezëve kur thotë se dëshira e tij është të fitojë trofeun e Champions Leagues, shkruan Goal”.

Bajerni? “Është një vend që unë nuk kam punuar asnjëherë. Pse jo? Do të më pëlqente të fitoja një Champions League të tretë me një klub të tretë dhe të fitoja një ligë të pestë në vendin e pestë”, ka qenë komenti i Mourinhos kur është pyetur për këtë.

Kohët e fundit mediat po përflasin se në fund të sezonit, Niko Kovaç do të largohet nga “Allianz Arena”.