Pal Lekaj e pret në takim ambasadorin zviceran: Keqinterpretimet s’mund të prishin miqësinë tonë

Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Pal Lekaj ka pritur sot në takim ambasadorin zviceran në Kosovë, Jean – Humbert Lebet.

Ky takim është zhvilluar pas deklaratës së mbrëmshme të Lekajt i cili tha se po të ishte në fuqinë e tij do të kërkonte largimin e ambasadorit zviceran Jean-Hubert Lebet nga Kosova.

Ky i fundit nxiti reagime të mëdha në Kosovë pas deklarimeve në Skënderaj se “Zvicra po ndërton ujësjellës në Kosovë, ndërsa ju po i paguani veteranët e rrejshëm”.

“Me kënaqësi prita në takim ambasadorin e Zvicrës në Kosovë, Jean – Humbert Lebet. Keqinterpretimet nuk mund të prishin një miqësi siç është ajo Kosovë – Zvicër”, ka shkruar Lekaj. /Ballkani.info/