Gjashtë nxënës rrahën brenda shkollës në Podujevë, një i lënduar

Para dy ditë në Podujevë ka ndodhur një rrahje në mes të gjashtë nxënësve brenda objektit të një shkollë.

Si pasojë e rrahjes një person, ka marrë tretman mjekësor në QMF-Podujevë.

Ndërsa, pesë personat e tjerë të dyshuar pas intervistimit në prani të prindërve me vendimin e prokurorit, dërgohen në qendrën e mbajtjes për 24 orë.