Reshat Arbana dërgohet me urgjencë në spital

Aktori i dashur për publikun, Reshat Arbana, mësohet se është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Sipas burimeve për “newsbomb.al”, Arbana është shtruar ditën e djeshme me urgjencë në pavionin e Kardiologjisë në spitalin “Nënë Tereza”.

Gjendja e tij shëndetësore mendohet se është përkeqësuar për shkak të një sëmundjeje ishemike të zemrës, e quajtur “Angina Pectoris”.

Deri më tani nuk ka informacione për gjendjen e aktorit 85-vjeçar.

Kujtojmë se Reshat Arbana është një nga aktorët më popullor të kinemasë shqiptare, me mbi 35 role, duke filluar që nga viti 1963.