Gjermania arrin fitore në minutën e fundit ndaj Holandës (VIDEO)

Gjermania luajti në transfertë me Holandën ndeshjen e saj të parë për eliminatoret e Euro 2020.

Në një sfidë me mjaft emocione, skuadra e Joachim Low arriti të fitojë 3-2 në transfertë, duke e nisur mbarë fushatën eliminatore.

Pjesa e parë u mbyll me fitoren e gjermanëve me rezultatin 2-0, me golat e Sane dhe Gnabry.

Me fillimin e pjesës së dytë, De Ligt shkurton diferencën e golave, duke rihapur sfidën.

Më pas, Depay me një gjuajtje të saktë brenda zone, mposht Neuer për të barazuar rezultatin në 2-2.

Por është Schulz në minutën e fundit që shënon golin e tretë për Gjermaninë, duke i dhënë 3 pikët e para në grup.

https://video.syri.net/upload/videos/2019/03/6zsIUZMwi9nsilUIVRjA_24_31c3b90a30f47d14ec8d26cc2157f987_video_360p_converted.mp4