Veseli u mjaftua me dy rreshta për “Epopenë e Dukagjinit”, Thaçi i shkoi Haradinajt në shtëpi (FOTO)

Të dy udhëheqësit e shtetit, Hashim Thaçi dhe Ramush Haradinaj u bën bashkë më një përvjetor e 21-të të Betejës së Gllogjanit. Të dy liderët u panë bashkë në shënimin e “Epopesë së Dukagjinit”, gjë që rrallë ka ndodhur kohëve të fundit.

Ata folën se si duhet ruajtur miqësinë me ndërkombëtarë e me mbështet dikë kur është në rrezik. Në këtë situatë, Rifat Jashari u kërkoi liderëve të jenë bashkë edhe ditëve të tjera e jo vetëm në përvjetorë

Hashim Thaçi e Ramush Haradinaj kanë tejkaluar për pak kohë përplasjes publike që kanë pasur sidomos me taksën.

Kryeministri madje kishte akuzuar Presidentin se po e rrezikon territorin e Kosovës kur po flet për korrigjim kufijsh.

Ndërsa, Thaçi kishte kërcënuar Haradinajn me rrëzim.

Në gjithë këtë situatë, PDK ka qëndruar në mes të palëve. As nuk është pozicionuar qartë me Kryeministrin dhe as nuk e ka kundërshtuar Presidentin e Kosovës i cili ka shfaqur ambicie të marrë Luginën e Preshevës.

Sidoqoftë, Haradinaj ka zgjedhur vendlindjen t’i shtrëngojë duart me Thaçin.

“Prandaj, sot kujtojmë me respekt Epopenë e Dukagjinit dhe vlerësojmë lartë mbështetjen ndërkombëtare që duhet ta ruajmë si sytë e ballit për anëtarësim në NATO dhe raporte speciale me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, ka thënë Thaçi gjatë fjalimit të tij.

“Në këtë ditë 99 na u dha e drejta jonë dhe populli jonë që ka meritë kaq të gjatë e ka një thënie “miku i mirë në ditë të vështirë”, NATO na u gjet në ditët më të vështira të jetës sonë ku i madh e i vogël u rrezikuan. Kjo ishte ngjarje që me të vërtetë ka bërë kthesë. Kjo ngjarje është e ardhur prej Zotit. I kam dëgju popullin me veshët e mi duke thënë “paska Zot”, u shpreh Haradinaj.

Në Gllogjan nuk u pa kryeparlamentari Kadri Veseli. Ai zgjodhi llogarinë e tij në Facebook që t’i shkruaj dy rreshta e gjysmë për “Epopenë e Dukagjinit”, më pas shkoi në Shkup ku takoi homologun e tij, Talat Xhaferin.

Duket se Veseli ende mban inat me Haradinajn, pasi që ky i fundit ditë më parë shpërndau akuzat në drejtim të zyrtarëve të PDK-së lidhur me taksën ndaj Serbisë.

Haradinaj ka akuzuar edhe Kadri Veselin se shpejt është dorëzuar përballë kërkesave të Serbisë për heqjen e taksës. /Ballkani.info/