Kate Middleton shtatzënë për herë të katërt?

Kate Middleton, 37 vjeçe, është gruaja e Princit William, 36 vjeç dhe çifti është martuar që nga viti 2011. Ka pasur zëra se Kate është shtatzënë dhe po pret fëmijën e saj të katërt.

Ndërkohë kunata e saj, Meghan Markle, mendohet se do të lindë shumë shpejt.

Sipas raportimeve të fundit, besohet se foshnja e Meghanit dhe Princit Harry do të lindë në festën Pashkëve.

Shanset që ajo të lind në ditën e festës më 21 prill janë të mëdha. Kjo është gjithashtu ditëlindja e Mbretëreshës, me çka ardhja në jetë e foshnjës so të pranohej si një dhuratë e bukur për Madhërinë e saj.

Kate Middleton dhe Princi William tashmë kanë tre fëmijë të mrekullueshëm, Princin George, pesë vjeç, Princesha Charlotte, tre vjeçe, dhe Princi Louis, pothuajse një vjeç.

Ka pasur spekulime se dukesha e Kembrixhit po pret fëmijë përsëri.

Mbetet të shihet nëse familja mbretërore do të dalë me një deklaratë rreth kësaj ngjarje.