Ky është autori i sulmit në Krime, ku mbetën të vdekur 19 persona (FOTO/VIDEO)

Në fillim u dyshua se vrasësi ishte i moshës 22 vjeçare por Grupi i Hetuesis ka deklaruar se ai ishte 18 vjeçar dhe ishte regjistruar në shkollën e mesme në vitin 2015.

Sipas raporteve, pas vrasjes së 19 studentëve, i dyshuari kishte vrarë veten. Edhe pse ai kishte përgatitur edhe një eksploziv i cili shpërtheu, hetimet kanë vërtetuar se të gjithë të vdekurit kanë gjetur vdekjen si shkak i armës së përdorur dhe jo ekplozivit, transmeton Ballkani.info.

50 persona të tjerë u lajmëruan si të lënduar pas shpërthimit në kolegjin e Kerch në Krime.

I dyshuari Vladislav Roslyakov kishte marrë leje për armëmbajtje me datën 8 shtator të këtij viti dhe dyshohet që municonin e kishte blerë disa ditë para sulmit.

Studentët në fillim kishin deklaruar se dikush kishte lënë një çantë në objekt dhe pas disa minutave kishte ndodhur shpërthimi, gjë që bëri Komitetin Hetimor të Rusisë të besonte në një sulm terrorist, deklarata këto që u hudhën poshtë më vonë.

Hetimet rreth rastit janë duke ndodhur me intensivitet të lartë, deri në zbardhjen e plotë të rastit.