Ide si ta kurseni hapësirën në apartamente të vogla

Zakonisht, kur vendosim të dekorojmë ose ridekorojmë apartamentin, ne shpenzojmë shumë kohë për të vendosur se si do ta shfrytëzojmë hapësirën në mënyrën e duhur, cilat ngjyra t’i zgjedhim dhe çfarë mobilje të blejmë.

Por krejt kjo bëhet më e vështirë kur ne kemi të bëjmë me një apartament me hapësirë të vogël.

Megjithatë, ne kemi lajme të mira!

Me këshillat e mëposhtme, edhe banesat e vogla mund të shndërrohen në ambiente shumë funksionale, me shumë stil dhe mbi të gjitha shumë komode.

Ndiqni disa nga truqet e mëposhtme për të pasur një apartament të ëndërrave, me pak para dhe me shumë stil!

Zgjidhni mobilje më minimale

Kur zgjidhni mobilje për apartamente të vogla, sigurohuni që të jenë sa më minimale. Preferohet të jenë transparente dhe me këmbë të holla.

Pavarësisht sa i doni ngjyrat e ndezura, nëse jetoni në një apartament me hapësirë të vogël, zgjidhni ngjyra të hapura. Ngjyrat më të preferuara janë ngjyra e kaltër, e gjelbër e hapur, rozë e hapur, ngjyrë bezhë dhe hiri.

Mos blini mobilje të vogla

Një nga gabimet më të zakonshme që njerëzit e bëjnë kur dekorojnë hapësira të vogla është se zgjedhin mobilje të vogla. Në fakt ky veprim ka efektin e kundërt -ju bën të ndiheni sikur jetoni në një “shtëpi kukullash”.

Mundohuni të krijoni një balancë mes mobiljeve të vogla dhe të mëdha.

Përdoreni dritën si duhet

Në mënyrë që ta ndriçoni dhomën si duhet, mos blini llambadar të mëdhenj.  Zgjedhni drita të vogla në perimetër kështu që edhe nëse nuk keni një tavan të lartë, nuk do të ndiheni sikur po ju “shtyp”.

Një këshillë tjetër për mobiljet: është e preferuar që të keni disa mobilje që kryejnë disa funksione, si p.sh. një shtrat që mund të shfrytëzohet si divan dhe raft.

Mos krijoni “kufinj” dhe kufizime

Përpiquni që të mos e ndryshoni dyshemenë nga dhoma në dhomë. Nëse keni dysheme të të njejtit lloj, hapësira do të duket më e madhe.

Shumë pak njerëz i shfrytëzojnë këndet (qoshet). Nëse e shfrytëzoni këtë hapësirë, ju mund të mbani shumë gjëra aty.

Shfrytëzojeni hapësirën si duhet

Përdorni pak dekorime

Një numër i madh i dekorimeve mund ta bëjnë një hapësirë të vogël të duket edhe më e vogël. Përpiquni t’i shmangi fotografitë, statujat, vazot dhe suvenirët, sa më shumë të mundeni.

Nuk ju duhen shumë tapete

Nëse ju i doni tapetet, duhet t’i zgidhni ata që nuk kanë shumë ngjyra – përndryshe do të duken qesharakë në një apartament të vogël.