Courtney Cox rrëfen për përvojën e parë intime

Aktorja amerikane, Courteney Cox, ka rrëfyer se e ka humbur virgjërinë në moshën 21 vjeçare.

“Nuk kam ditur asgjë për seksin, nëna ime nuk ka folur me mua për këtë temë”, ka thënë 54-vjeçarja gjatë pjesëmarrjes në emisionin The Late Late Show të James Corden.

Ndoshta nuk duhet ta them këtë, por dua të tregoj se virgjërinë e kam humbur në moshën 21 vjeçare. Mendoj se duhet të jem krenare për këtë”, ka shtuar ajo.

Gjatë emisionit, Courteney e ka treguar edhe një ngjarje interesante për nënën e saj, e cila kur kishte mësuar se aktorja ishte në një lidhje afatgjate i kishte blerë të brendshme që të dukej atraktive.

“Më dërgoi të brendshme që ‘ta përjetoja feminitetin tim’. Quheshin Olga dhe kishin më shumë dantellë sesa pambuk, por ishin shumë më të bukura se ato që i mbaja unë”.


“Isha e prapambetur kur ishte fjala për gjëra të tillë”, ka thënë më tej ylli i serialit “Friends”.
Aktorja hollivudiane aktualisht është në lidhje me këngëtarin e grupit “Snow Patrol”, Johnny McDaid.