Menduh Thaçi: Letra e Donald Trump për Hashim Thaçin, shans që duhet shfrytëzuar
Kryetari i PDSH-së në Maqedoninë e Veriut, Menduh Thaçi ka thënë se meritorë në marrëveshjen e arritur me Greqinë, ishin bashkësia ndërkombëtare.
Thaçi në Zona B theksoi se kjo marrëveshje pati vendimmarrje amerikane, duke apeluar edhe tek lidershipi kosovar që të kenë vëmendje për të pranuar rekomandimet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në zgjidhjen e konfliktit mes Kosovës e Serbisë, njofton Klan Kosova.
”Ne të gjithë liderët që kemi marr pjesë në bisedime e dijmë se kush ka qenë negociatori kryesor ishin Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Vendimmarrja ka qenë amerikane”.
”Në fillim e refuzova, por pas 10 minutave unë nënshkrova. Fundi i këtij procesi, të gjithë ishim gati të shkonim në zgjedhje por vlerësimi i SHBA-ve na tha që s’ishin kushtet e pjekura për to dhe ne shkuam 10 muaj më pas”.
”Iu tregova që s’kemi rrugëdalje tjetër veçse në këtë rrugëtim perëndimor”.
”Presidenti i Serbisë Daçiqi që po luante rolin e artistit si më i miri nuk bëri asgjë për 8 vjet shkeli premtimet. Në pushtet premtimet që u dhanë për kompromisin me Maqedoninë nuk u realizuan”.
”Kjo nuk është më e keqja. Më e keqja është që do të kenë qytetarët e atij vendi. Ishte tërësisht e kot, gjithçka u shemb brenda natës. Aspekti financiar u shemb brenda natës”.
”Amerika në rend të parë mendon që të respektohen në çdo shtete të drejtat e njeriut dhe të funksionojë shteti. Nuk kam dëshirë që të keqkuptohem nga askush”.
”Kur kemi mundësi të japim një kontribut pozitiv nuk duhet ta heshtim atë. Ky rrumbullaksim i çështjes së Kosovës nënkupton interesin gjeostrategjik shqiptar”. Kosova është fundi i interesit gjeostrategjik shqiptar”.
”Kur dua t’i spjegoj këto çështje nuk më bjen ndërmend asnjë emër e në mendjen time vjen problemi se ku mund të gabohet”.
”Letra e Presidentit Amerikan për Presidentin e Kosovës mua më ngjan në përsëritje të historisë në 1919, dhe ky shans duhet të shfrytëzohet”.
”Fati i madh i lidershipit të Kosovës është ky, që na toleruan ne shqiptarëve SHBA-të që ne të heqim dorë nga një marrëveshje e nënshkruar sic ishte ”zajednica”.
Raportet e negociatave në nivele të larta funksiojnë me fjalë. Nënshkrimi është i parëndësishëm. Ndiqeni Maqedoninë!”, është shprehur Menduh.