Kylie Jenner me veshje katastrofale në “Grammy Awards”

Mbrëmë është mbajtur ceremonia e 61-të e ndarjes së çmimeve Grammy Awards.

Tashmë mediat kanë nisur të shkruajnë për dukjet e yjeve botërore gjatë parakalimit në qilimin e kuq në Los Angeles.

Dua Lipa dhe Bebe Rexha janë përfshirë në listën e yjeve botërore që kanë marrë nota të larta për veshjet e tyre.

Por, ka edhe prej tyre që u gjykuan për dukjen dhe në mesin e tyre ishte modelja e njohur, Kylie Jenner.

Bukuroshja 21-vjeçare u shoqëruar me të dashurin, reperin e njohur amerikan, Travis Scott, i cili nuk ishte i nominuar në ndonjë kategori muzikore.