Presidentja
Osmani takoi presidentin e Kenias, diskutuan për avancimin e raporteve mes dy shteteve
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka zhvilluar një takim me presidentin e Kenias, William Ruto.
Presidentja ka bërë të ditur se në takimin kanë diskutuar për avancimin e raporteve mes dy shteteve.
“Në takimin tonë të tretë brenda një periudhe njëvjeçare, me Presidentin e Kenias, William Ruto, diskutuam sërish për avancimin e raporteve në mes të Republikës së Kosovës dhe Kenias”, ka shkruar Osmani në rrjetin social Facebook.
Ndryshe, Osmani ka marrë pjesë në Samitin e Paqes për Ukrainën në Zvicër, ku në kuadër të këtij samiti ka zhvilluar disa takime të rëndësishme.
Në Samitin e Paqes për Ukrainën kanë marrë pjesë liderë nga 100 shtete të të gjitha kontinenteve.
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/448494466_1004298474388025_1317325539952003399_n-e1718609046569.jpg)
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/448643140_1004298501054689_4577639688212732313_n.jpg)
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/448463031_1004298481054691_8058071968258980514_n.jpg)