Pornostarja diagnostifikohet me kancer të gjirit, kërkon ndihmë nga fansat (FOTO)

Një aktore filmash për të rritur u ka kërkuar ndihmë financiare fansave të saj pasi u diagnostikua me kancer gjiri.

Japonezja Marica Hase, e njohur si Marika, mori lajmin e keq vitin e kaluar dhe tani i duhen rreth 50 mijë dollarë për operacionin dhe trajtimin, në mënyrë që të kalojë sëmundjen dhe të kthehet në profesionin e saj.

37-vjeçarja e lindur në Tokio dhe me banim në Los Angeles ka nisur një fushatë në GoFundMe dhe shpreson që të grumbullojë paratë brenda muajit, për të nisur sa më shpejt trajtimin.