FOTO
Aksident në rrugën Mitrovicë-Prishtinë, tre të lënduar
Tre persona kanë mbetur të lënduar, si pasojë e një aksidenti në hyrje të Vushtrrisë.
Këtë e ka bërë të ditur Avni Zahiti, zëdhënës në Policinë Rajonale në Mitrovicë.
Sipas Zahitit në aksident janë përfshirë tre vetura, ndërsa të lënduarit janë dërguar në emergjencën e Spitalit të Vushtrrisë.
VIDEO BONUS: “250 euro s’mjaftojnë për mbijetesë”, protestojnë punëtorët teknikë dhe ata të sigurimit të UP-së