Politikania serbe
Rada Trajkoviq: Ekzekutorët ma kanë bllokuar llogarinë me kërkesë të zyrtarëve të BIA-s
Kryetarja e Lëvizjes Evropiane të Serbëve nga Kosova, Rada Trajkoviq, ka deklaruar se të ardhurat i janë bllokuar nga ekzekutori dhe sipas ankesës së zyrtarit të BIA-s nga Kosova, transmeton Ballkani.info.
“Të ardhurat e mia janë bllokuar nga ekzekutori Darko Çolareviq pas një padisë të ngritur nga zyrtari i BIA-s nga Kosova, Bojan Dimiq, e cila nuk më është dorëzuar kurrë dhe është vendosur në favor të Dimiqit pa dijeninë time për rastin. Kështu ju punon sot Serbia”, ka deklaruar Trajkoviq në rrjetin social X dhe ka shtuar:
Jedno građansko iskustvo:
— Rada Trajkovic (@trajkovic_rada) February 19, 2024
Primanja su mi blokirana od strane izvršitelja Darka Čolarevića po tužbi službenika BIA sa Kosova, Bojana Dimića, koja mi nikada nije bila uručena i koja je u Dimićevu korist presuđena bez mog znanja o slučaju.
Tako vam danas funkcioniše Srbija. ⤵️
“Zyrtari i BIA-s nga Kosova, Bojan Dimiq, tashmë më ka ngarkuar 660.000 dinarë në këtë bazë (jo)ligjore dhe ekzekutori i tij Çolareviq tani kërkon 84.000 dinarë shtesë për menaxhimin e suksesshëm të procesit. Me fjalë të tjera, unë po e paguaj atë për të kryer ‘drejtësi’ të çuditshme kundër meje”, ka përfunduar Trajkoviq. /Ballkani.info/
LEXONI EDHE: