Kryetarja e Partisë së Lëvizjes Evropiane të Serbëve dhe këshilltarja në Qeverinë e Kosovës, Rada Trajkoviq, në një intervistë për kallxo.com ka folur për lidhjet e kryeterrorist serb, Milan Radoiçiqi me shefin e BIA-s.
“Radojçiqi nuk është bartësi kryesor i gjithë kësaj situate. Ai këtë nuk do të mund ta bënte vet. Nëse sërish ka njerëz në poste kryesore siç është Bojan Dimiq (shef i Shërbimit Sekret Serb, BIA) të cilin e mbron në mënyrën më të drejtpërdrejtë, e i cili gjithashtu është klient i Petronijeviqit, dhe nëse nuk kemi ndryshime në BIA, të cilat ne i kemi pritur (të ndodhin) pas intervenimit Amerikan në lidhje me Vullinin” – tha ajo.
Ajo ka thënë se duhet të ndryshohet udhëheqësia e BIA-s sepse siç thotë ajo “është keq” për stabilitetin e dy vendeve.
“Nëse udhëheqësia e institucionit nuk ndryshohet, besoni që për stabilitet të Kosovës dhe tonin (është keq). Është i nevojshëm një ndryshim shumë më i thellë që nënkupton ndryshimin e politikës e cila do të kishte njerëz pro-evropian të instaluar brenda sistemit edhe në Beograd e posaçërisht në sistemin e sigurisë, pra njerëz që e kuptojnë sistemin e sundimit të së drejtës. Kam frikë se tani për tani (ky ndryshim s’mund të ndodh)” – tha Trajkoviq.







