Policia e Kosovës ka konfiskuar një sasi të madhe të municionit dhe armëve në fshatin Rudar në Zveçan.
Fishekë, armë të gjata, mitrolozë, shok-bomba, eksploziv, dylbi, antiplumb, uniformë të ushtrisë së serbe janë disa kanë municionet që janë konfiskuar.
Në një video nga vendi ku ishte mbajtur armatimi dhe municioni shihen ministri i MPB-së, Xhelal Sveçla dhe drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha.
Sveçla gjatë konferencës për media ka thënë se po zbulohen përmasat e krimit dhe kapacitetet e armatimit që kanë pasur grupet kriminale në veri.
“Në çdo ditë të punës sonë po zbulojmë përmasat e krimit dhe kapacitetet e armatimit që kanë pasur grupet kriminale në veri, të cilat kanë sulmuar apo kanë planifikuar të sulmojnë zyrtarët tanë dhe institucionet tona”, ka thënë ai.
Ai ka thënë se “mbetjet kriminale të Milan Radojçiqit po i ç’rrënjosim nga veriu i vendit tonë”.
Sveçla ka thë se është e qartë kush qëndron mbrapa kësaj veprimtarie, derisa ka shtuar se sulmuesit e Banjskës po strehohen në Serbi e mbrohen dhe glorifikohen nga Aleksandar Vuçiq.
“Është e qartë kush qëndron prapa kësaj veprimtarie si edhe pas depove të tjera të armatimit, sulmeve ndaj zyrtarëve tanë, pjesëtarëve të KFOR, gazetarëve e qytetarëve. Të njëjtit e sulmit të Banjskës, të cilët strehohen në Serbi e mbrohen dhe glorifikohen nga Aleksandër Vuçiq”, ka shtuar tutje ministri i Policisë.
Kurse, Drejtori i Policisë së Kosovës gjatë një konference për media kishte dhënë detaje për sasinë e armëve që ishin konfiskuar.
“1 mijë e 588 municione apo fishekë, 10 armë të gjata, 6AK 47, mitrolozë, 62 shok-bomba, eksploziv, dylbi, radiolidhje, shurdhues, karikatorë të mbushur e të zbrazët, maska, antiplumb, unifromë e ushtrisë serbe dhe 10 uniforma të Policisë së Kosovës, pajisje për dronë, etj”, tha ai”. /Ballkani.info/
@ballkani.info Pamje nga vendi i ngjarjes në fshatin Rudar në Veri, sekuestrimi i aŗmȅve nga Policia. Pjesëmarrës edhe ministri Sveçla dhe Drejtori i Policisë
♬ original sound – Ballkani.info







