Higuain debuton, Chelsea kalon në fazën tjetër (VIDEO)

Chelsea ka fituar 3-0 ndeshjen e 1/16-ave të FA Cup ndaj Sheffield Wednesday në Stamford Bridge.

Maurizio Sarri i ka dhënë debutimin Gonzalo Higuain me fanellën e Bluve, por ish-lojtari i Milan nuk ka arritur të gjejë rrjetën.

Gjithsesi një paraqitje pozitive për argjentinasin përpara se të zëvendësohej nga Olivier Giroud.

Golashënuesit ishin Willian (2) dhe Hudson-Odoi, i cili përflitet për një kalim te Bayern Munich.