Video

I mahnitur nga mirëpritja në Kosovë, Luiz Ejlli: Përulem para jush familja ime e dytë

Fituesi i Big Brother VIP Albania, Luiz Ejlli ishte mbrëmë i pranishëm në Cineplexx në Prishtinë për të promovuar filmin “Në kuadër të dashurisë”.

Bashkë me të ishin edhe disa prej yjeve të filmit, përfshirë protagonistë Olta Gixhari.

Mirëpritja për kastin ishte e jashtëzakonshme, një numër i madh i fansave të tyre u mblodhën për t’i parë nga afër.

Foto: Screenshot/Instagram

Pas premierës, artisti nga Shkodra ka ndarë një moment për t’i falënderuar fansat në Kosovë që ishin të pranishëm.

Ejlli postoi një video ku shihet i rrethuar nga admiruesit e tij teksa realizonte foto me disa prej tyre.

“Përulem para jush o familja ime e dytë”, ka shkruar Luizi në mbishkrimin e postimit.

Ndërsa, kujtojmë që Luizi përveç që është protagonist në film, ai gjithashtu ka realizuar kolonën zanore të tij “Pa ty”. /Telegrafi/