Kryetari i AAK-së

Haradinaj takon përfaqësuesit e SBAShK: Kjo qeveri që prej fillimit të saj goditi mësimdhënësit

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka pritur në takim përfaqësuesit e SBASHK’ut, në krye me Rrahman Jasharajn.

Haradinaj ka njoftuar për këtë takim në llogarinë e tij në Facebook, ku ka thënë se ka pranuar shqetësimet e tyre për kontratat e reja të punës që po ju ofrohen mësimdhënësve. Ai e ka quajtur këtë goditje të radhës për mësimdhënësit nga ana e Qeverisë së Kosovës.

“Kjo formë e kontratës e godet rëndë tërë sistemin arsimor para universitar dhe si e tillë është e pazbatueshme për shkak që nuk i përshtatet specifikave të punës së mësimdhënësve. Fatkeqësisht kjo qeveri që prej fillimit të saj nuk ka qenë aleate e mësimdhënësve. Me qasje armiqësore përveç që i ka goditur financiarisht ka cenuar edhe dinjitetin e tyre”, ka shkruar Haradinaj.

Postimi i plotë: