950 mjekë dhe infermierë të pranishëm sonte ne finalen e Kupës së Italisë, kjo është arsyeja

Për herë të parë në Itali që nga bllokimi në Mars 2020 për shkak të pandemisë Covid-19, do të jenë 4,300 tifozë të lejuar në stadium për te parë ndeshjen finale të Kupës së Italisë ndërmjet Atlantës dhe Juventusit dhe e cila starton nga ora 21:00.

Ata do të kenë kontrolle shëndetësore në hyrje, plus duhet të paraqesin ose një certifikatë vaksinimi ose një provë të një testi negativ për COVID-19 të marrë brenda 48 orëve të fundit.

Klubeve iu dha një shpërndarje e caktuar e biletave, me tifozët e Juventusit që do të jenë të ulur në zonën “Curva Nord” dhe ata të Atalantës në “Curva Sud”.

Pjesa qendrore e tribunave do të jetë e mbushur me 950 mjekë, infermierë dhe punëtorë shëndetësor vendas, të cilët u ftuan në këtë finale si një faleminderim për përpjekjet dhe punën e tyre gjatë pandemisë.