8 të arrestuar në Prizren

Tetë persona janë ndaluar nga Departamenti i Krimeve të rënda në Prizren, pas bastisjes nga Prokuroria me c’rast janë sekuestruar prova të nevojshme për procedimin e mëtejmë.

Ndërsa një persona tjetër është ndaluar nga Departamenti i Përgjithshëm, thuhet në raportin e Prokurorisë.

Gjithashtu, Prokuroria Themelore në Prizren ka paraqitur një kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj një personi, si dhe ka ngritur tri aktakuza, ndaj tre personave./Ballkani.info/