5 gola, 2 kartonë të kuq e 3 penallti, derbi mes Juventusit dhe Interit i kishte të gjitha. Fiton Juve!

Juventusi ka arritur të fitojë ndaj Interit 3:2 në kuadër të xhiros së parafundit në Serie A.

Fillimisht Ronaldo shënoi në minutën e 24-të, pasi fillimisht humbi penalltinë, por topi iu rikthye duke e dërguar topin në rrjetë.

11 minuta më vonë, Lukaku e barazoi rezultatin nga penalltia, kurse në sekondat e fundit të pjesës së parë, Cuadrado riktheu epërsinë e vendasve.

Në pjesën e dytë Bentacur i Juventusit u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë duke u përjashtuar nga ndeshja në minutën e 55-të.

Në të 83-tën, Chiellini shënoi autogol, kurse pesë minuta më vonë Cuadrado shënoi golin e fitores së mundimshme, por shumë të vlefshme të “Zonjës së Vjetër”.

Krejtë në fund, Brozovic u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë.

Me këtë fitore, Juventusi shkon në kuotën e 75 pikëve, aq sa ka Milani një pozitë më lartë dhe dy më shumë se Napoli, por që kanë nga një ndeshje më pak të zhvilluar.

Në anën tjetër, Interit mbetet në kuotën e 88 pikëve, por tashmë edhe matematikisht ata janë kampionë të Serie A.