A është ky Milan për kampion? Shifrat dhe precedentët historikë thonë po.
5 fitore në 6 ndeshjet e para të kampionatit, siç ka bërë këtë sezon me Stefano Piolin, kuqezinjtë i kanë arritur vetëm në dy sezone: 1995-96 kur në krye të skuadrës ishte Fabio Capello dhe në 2003-04 kur skuadrën e drejtonte Carlo Ancelotti.
Në të dyja këto sezone Milani ka fituar titullin kampion në Serie A, raporton Ora News.
Sezonin 1995-96 Milani e mbyllte me 73 pikë, duke lënë pas Juventusin me 8 pikë diferencë.


Por a do të përsëritet historia edhe këtë sezon? Për këtë është ende për të folur…







