Policia greke në kufi ka arritur të interceptojë dhe në fund të vërë në pranga një 25 vjeçare nga Saranda, e cila po transportonte drogë në bagazhin e automjetit të saj.

25 vjeçarja nga Saranda udhëtonte së bashku me dy fëmijët e saj të mitur dhe ishte pronare e një kantine në qytetin jugor të vendit.

Fjala është për Kostandina Matan, e cila pas zbulimit të drogës në Smerto të Igumenicës është shoqëruar në polici.