284 ditë larg Realit, shifrat e Zidane si trajner zbehin karrierën si futbollist

Zinedine Zidane rikthehet të drejtojë Real Madridin pas 284 ditësh ku lajmëroi largimin e tij në një konferencë të jashtëzakonshme krah presidentit Florentino Perez.

Trajneri francez qëndroi për tre vite në krye të “Los Blancos” duke marrë rezultate të shkëlqyera dhe hyri në histori me Realin, duke u bërë klubi i vetëm që fiton tre Champions League radhazi.

Zidane zhvilloi 149 ndeshje në Madrid, ndër të cilat 104 ishin fitore, 29 barazime dhe 16 humbje. Ai mban rekordin si trajneri i vetëm që në 70 ndeshje ka fituar 51 të tilla, 14 ka barazuar dhe ka humbur vetëm 5.

Gjatë qëndrimit të tij në Spanjë si trajner i ekipit të parë të Realit, Zidane vendosi rekord me ekipin e tij, që shënoi 73 ndeshje radhazi dhe qëndroi i pamposhtur për 40 ndeshje njëra pas tjetrës.

Pesë vite te Real Madrid si lojtar Zidane fitoi:

1 Champions League

1 Botëror klubesh

1 Superkupë Europe

1 La Liga

2 Superkupa të Spanjës

Tre vite si trajner Zidane fitoi:

3 Champions League

2 Botëror klubesh

2 Superkupa Europe

1 La Liga

1 Superkupë të Spanjës