2018 në shifra: Viti i mashtrimeve ruse

2018 ka qenë një vit i ngarkuar me fushatën e dezinformimit pro-Kremlinit, me mashtures dhe media ruse që punojnë shumë për të përhapur gënjeshtrat në një game të çështjeve gjithnjë në zgjerim.

Nga zgjedhjet e SHBA-së në Krime deri tek helmimi Skripal, është një pasqyrë se si operacionet e ndikimit rus kërkuan të ndanin shoqëritë perëndimore në vitin 2018 dhe se si ato operacione po rriten edhe në vende tjera.

Këtë vit, kompanitë e teknologjisë ishin nën presion të vazhdueshëm nga qeveritë perëndimore për rolin e tyre në mundësimin e dezinformimit pro-Kremlin. Shpalosja e rezultateve të të dhënave nga gjigantët e teknologjisë ka dhënë njohuri të reja në shkallën dhe ndikimin e dezinformimit në rrjetet dhe mediat sociale.

Një vit i mbarë për mashtruesit

Për shembull, mashtruesit rusë të internetit duket se kanë lulëzuar në vitin 2018.

Bazuar në informacionin e dhënë nga Twitter, hulumtuesit e SHBA-së ishin në gjendje të vlerësonin se dezinformacioni në platformë, udhëton 6 herë më shpejt se e vërteta.

Nuk është për t’u habitur fakti që Agjencia e Kërkimeve në Internet, fabrika e “mashtruesve” me qendër në Shën Petersburg, u transferua në një zyrë të re 12.000 metra katror këtë vit, duke filluar nga hapësira e punës se mëparshme prej 4.000 metrave katrore.

Mashtruesit rus të internetit 9 herë më shumë kanë pasur angazhim të mashtrimeve në anglisht se sa në rusisht, duke reflektuar përpjekjet në rritje të Rusisë që nga viti 2013 për të manipuluar votuesit amerikanë.

Të dhënat e reja zbuluan gjithashtu madhësinë e fushatave online të Rusisë për të ndikuar në rezultatet e zgjedhjeve në Shtetet e Bashkuara dhe në një numër vendesh evropiane, edhe pse hulumtuesit shpesh paralajmëruan se të gjeturat ngjajnë në “majat e ajsbergut”.

Senati i SH.B.A.-së lëshoi një raport prej 206 faqesh që detajonte atë që përshkruhej si “përzierja vdekjeprurëse e sulmeve ushtarake konvencionale, vrasjeve, fushatave dezinformuese, sulmeve kibernetike” që synonin të influenconin zgjedhjet presidenciale dhe politikën e SHBA-ve në përgjithësi.

Një sërë raportesh të prodhuara për Senatin treguan se operacionet ruse të influencës në internet filluan që në fillim të vitit 2013 dhe janë intensifikuar që nga zgjedhja e Trump.

Temat dezinformuese: Diçka e Vjetër, Diçka e Re

Sipas narrativeve, fushata dezinformuese e Rusisë vazhdoi të fokusohet shumë në Ukrainën lindore dhe në Krime.

Në Krime, tregimet e rreme përfshinin ndërtimin e supozuar nga autoritetet ukrainase të një rruge ujore prej 120 kilometrash që synonin izolimin e gadishullit të aneksuar të Ukraines nga Rusia.

Në Ukrainën lindore, mediat ruse pohuan në mënyrë false se forcat ukrainase vranë 10,000 njerëz në zonat e kontrolluara nga separatistët pro-rusë dhe se 14 instruktorë ishin dërguar nga shërbimet sekrete të SHBA-ve për të bërë helmimin e furnizuesve të ujit në Donbas.

Mediat ruse vazhduan të shtyjnë tregimin se Ukraina diskriminon folësit rusë, duke raportuar për shembull se Ukraina nuk ka asnjë shkollë të vetme në gjuhën ruse, kur në fakt ajo ka 16.

NATO, MH17 dhe rreziqet e supozuara të vaksinimit mbetën tema të rëndësishme për mashtruesit e internetit, mediat dhe autoritetet ruse.

Ministria e jashtme ruse akuzoi Uashingtonin se nuk dha asnjë imazh të vetëm satelitor lidhur me rrëzimin e fluturimit MH17 mbi Ukrainën lindore në 2014, edhe pse Shtetet e Bashkuara në fakt kishin publikuar imazhe vetëm pesë ditë pas tragjedisë.

Si në vitet e mëparshme, mediat ruse në mënyrë aktive kërkonin të diskreditonin NATO-n, duke raportuar në mënyrë të rreme për shembull se 7 pilotë gjermanë braktisën forcat e armatosura të vendit të tyre në shenjë proteste të një “fushate ushtarake të NATO-s kundër Rusisë”.

Sa i përket vaksinimit, 93 për qind e tweets për këtë çështje vijnë nga llogaritë manipuluese qëllimkeqe.

2018 gjithashtu u solli agjentëve rusë të dezinformimit tema të reja për të përzgjedhur për fushatat e tyre.

Helmimi i ish-spiunit ruse Sergei Skripal dhe bijës së tij në tokën britanike, për shembull, krijuan një breshëri me pretendime dhe akuza false. EUvsDisinfo regjistroi më shumë se 20 të ndryshme, ndonjëherë narrativa kontradiktore lidhur me vrasjen në tentativë të Skripalëve.

Si më parë, ndikimi i fushatave të dezinformimit ishte i vështirë për t’u vlerësuar, edhe pse gazetarët dhe anketuesit jepnin disa indikacione.

Dezinformimi i vazhdueshëm në median shtetërore ruse me siguri është duke dhënë fryt ne audiencën vendase.

Sipas qendrës së votimit të pavarur të vendit Levada, vetëm 3 përqind e rusëve besojnë se Moska ka helmuar Skripalet dhe 46 përqind e rusëve nuk dinë asgjë për ngjarjet e Pranverës në Pragë.

Në Britani, edhe mediat më të respektuara u mashtruan nga dezinformimi pro-Kremlin.

Një hetim nga Guardian tregoi se mediat britanike kishin ripublikuar tweets nga mashtruesit rusë të internetit më shumë se 100 herë që nga 2017, duke përfshirë BuzzFeed, Guardian, Telegraph, BBC, Daily Mail dhe Daily Express.

Kundërpërgjigja e Perëdimit

Këtë vit, rritja e ndërgjegjësimit për dezinformimin pro-Kremlin ka nxitur një numër qeverish dhe organizatash perëndimorë për të luftuar përsëri.

Autoritetet e Shteteve të Bashkuara akuzuan 13 qytetarë rusë për ndërhyrje në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016 dhe disa hetime mbi operacionet e ndikimit rus në Shtetet e Bashkuara po vazhdojnë.

Në Francë, parlamenti miratoi një projekt-ligj për luftimin e “informacioneve të manipuluara” gjatë periudhave zgjedhore.

Sipas projektligjit, të iniciuar nga Presidenti Emmanuel Macron, platformat e teknologjisë që nuk zbulojnë burimet e tyre të financimit për përmbajtjen e sponsorizuar do të përballen me një vit burg dhe me një gjobë prej 75,000 euro.

Think tanket e qeverisë franceze lëshuan 50 rekomandime për të luftuar dezinformimin, si dhe Reporterët pa Kufij publikuan 25 rekomandimet e tyre për të trajtuar kërcënimin online të gazetarëve.

Gjithashtu në vitin 2018, Gjermania miratoi një ligj të ri të ashpër duke dënuar me gjoba deri në 50 milionë euro kompanitë e teknologjisë, nëse nuk i heqin brenda 24 orëve postet që përmbajnë gjuhë urrejtjeje ose dezinformime.

Në Finlandë, një gjykatë shënoi dënime me burg dhe gjoba të rënda për mashtruesit e internetit pro-Kremlin për ngacmimin e gazetares Jessikka Aro, duke e bërë Finlandën vendin e parë evropian që ndërmerr veprim ligjor kundër mashtruesve në Internet.

Përveç ofrimit të më shumë të dhënave qeverive, kompanitë e teknologjisë gjithashtu morën hapa për të frenuar fushatat e ndikimit në internet përmes platformave te tyre.

Facebook hapi një “Dhomë Lufte” me 20 punonjës për të luftuar dezinformimin gjatë periudhave zgjedhore në mbarë botën dhe dyfishoi në 20,000 numrin e stafit që monitoron përmbajtjet e mundëshme dezinformuese.

Dhe vetëm në maj dhe qershor 2018, Twitter pezulloi 70 milionë llogari të dyshimta.

Pra, kush tha se shifrat nuk gënjejnë kurrë?