20 ndeshje pa humbje, Bajerni mposhtet me përmbysje nga Borussia Monchengladbach

Pas më shumë se tre muajve, Bayern Munich është njoftuar me humbje. “Bavarezët” u mposhtën sonte nga Borussia Monchengladbach me rezultat 3:2 dhe me përmbysje rezultati.

Fillimisht, Lewandowski kaloi mysafirët në epërsi në minutën e 20-të duke realizuar nga pika e bardhë, kurse epërsinë e dyfishoi Leon Goretzka në minutën e 26-të.

Hofmann shkriu epërsinë e Bayern Munichut me dy golat e tij, duke e dërguar ndeshjen në pushimin mes pjesëve me rezultat të barabartë.

Neuhaus realizoi golin e fitores për Monchengladbachun në minutën e 49-të, duke ia shkaktuar kampionit evropian humbjen e parë pas 20 ndeshjeve.

Humbja e fundit e Bajernit ishte e datës 27 shtator, ku u mposht 4:1 nga Hoffenheim.