10 raste pozitive me koronavirus në Bundesliga dhe Bundesliga 2

Në Bundesliga dhe Bundesliga 2 janë konfirmuar 10 raste pozitive me COVID-19, diçka që mund ta vonojë rinisjen e sezonit.

Liga e Futbollit të Gjermanisë ka konfirmuar gjatë ditës së hënë se nga 1,724 teste të kryera, 10 kanë rezultuar pozitiv me COVID-19, futbollistë që luajnë në Bundesliga dhe Bundesliga 2.

Megjithatë, nga ana tjetër, treshja e Koln për të cilët ishte raportuar se kanë dal pozitiv, tani kanë rezultuar negativ.

“Të dielën, e gjitha skuadra e Kolni, së bashku me stan mjekësor, dhe punonjësit bënë testet e COVID-19 dhe rezultuan negativ”, shkruhet në deklaratën zyrtare të Koln.