1 milion e 586 mijë e 659 banorë  janë rezidentë në Kosova, sipas regjistrimit të fundit popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave.

Këto të dhëna i ka prezantuar sot Ushtruesi i detyrës së Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), Avni Kastrati, gjatë një konference për media.

Gjatë kësaj konferencë të pranishëm janë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ministra të kabinetit qeveritar, kryetarë komunash dhe ambasadorët, raporton Ballkani.info.

Sipas të dhënave të ASK-së mosha mesatare në Kosovë për vitin 2024-të është 34.82 (rritje për 4.85 vjet). Raporti gjinor nuk ka ndryshime, kurse, dominojnë meshkujt.

Ndërsa, popullsia e grup moshave është 16-64 vjet.

Tri komunat me dendësinë më të madhe të popullsisë sipas të dhënave të ASK-së janë Fushë Kosova, Mamusha dhe Prishtina.

Kurse, numri i banesave është 560 mijë. Numri i ekonomive familjare 353 mijë ekonomi familjare, kurse, numri mesatar i anëtarëve për familje është 4.5 banor.

Ushtruesi i detyrës së Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), Avni Kastrati, tha se në komunat veriore të Kosovës: Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë të Veriut, pati bojkotim në masë të madhe. Ai shtoi se rezultatet përfundimtare pritet të publikohen në dhjetor.

“Rezultatet mund të ndryshojnë pak nga të dhënat paraprake”, tha Kastrati.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë konferencës për media e ka vlerësuar këtë proces si shumë të rëndësishëm për vendin, duke theksuar ndikimin në vendime.

“Statistikat e mirëfillta janë si GPS për të ardhmen tonë. Me të dhënat e sakta jemi të sigurtë që nuk do ta humbim rrugën e ta gjejmë destinacionin tonë…Pa statistika cilësore edhe vendimet mund të jetë të pasakta e jo cilësore… Ky regjistrim është edhe shembull i bashkëpunimit dhe harmonisë të të gjithë njerëzve që morrën pjesë në këtë proces kaq të rëndësishëm për vendin dhe të ardhmen tonë”, tha Kurti.

Regjistrimi i popullsisë u bë nga 5 prilli deri më 24 maj./Ballkani.info/

LEXO EDHE: