Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), të premten ka publikuar të dhënat paraprake të regjistrimit të popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave.

Sipas të dhënave të ASK-së në Kosovë jetojnë 1,586,659 banorë.

Ku meshkuj janë 795,046 dhe femra janë 791,614.

Krahasuar më të dhënat e regjistrimit të popullsisë në vitit 2011 kanë qenë 1,739,825 banorë raporton Ballkani.info.

Sipas të dhënave të ASK-së në gjithsej 38 komuna të Kosovës, 9 prej tyre kishin rritje të popullsisë, 29 të tjera kishin zvogëlim të numrit të popullsisë.

Gjatë publikimit të dhënave prezent është edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti./Ballkani.info/