1.3 ton kokainë kaluan mes përmes Shqipërisë drejt Maqedonisë së Veriut, tre të arrestuar

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga sekuestrimi i 1.3 ton kokainë në Maqedoninë e Veriut. Destinacioni i lëndës narkotike mësohet se ishte Sllovenia. Tre persona janë arrestuar deri tani, por identietet e tyre ende nuk dihen. Vlera e kokainës nëse do të dilte në treg, kap vlerën 300 mln euro.

Fillimisht kokaina e ardhur nga Amerika Latine, ka kaluar në Bar, Mal i Zi, më pas drejt Shqipërisë në pikën e kalimit kufitar të Hanit të Hotit e më pas drejt Qafë Thanës duke përfunduar në Maqedoninë e Veriut.

Në operacionin policor janë përfshirë DEA Amerikane, Guarda di Finanza dhe policia shqiptare. Lënda narkorike u sekuestrua në një magazinë frutash në Krushopek të Maqedonisë. Në prangat e policisë kanë përfunduar një  magazinier dhe dy shoferë, të cilët ndodheshin tek magazina në momentet kur u zhvillua operacioni.