​VV: Thaçi po planifikon ta rrënojë KQZ-në

Mos emërimi i anëtarëve të KQZ-së nga ana e presidentit Thaçi, ka bërë që Lëvizja Vetëvendosje të kërkoi nga ai respektimin e Kushtetutës së Kosovës dhe mos rrënimin e KQZ-së duke emëruar në mënyrë të paligjshme anëtar të partive tjera.

Në një konferencë për media, deputeti Xhelal Sveçla u shpreh mjaft kritik ndaj presidentit, duke thënë se ka më shumë se një vit e gjysmë që KQZ është mbajt peng nga Hashim Thaçi në mënyra të ndryshme.“Kur përfunduan gjitha skenarët, po planifikon me rrënuara KQZ-në, duke shkelur Kushtetutën dhe emëruar në mënyrë të paligjshme anëtar të partive të tjerave”, tha ai.

Ndërsa, deputetja tjetër nga radhët e VV-së, Albulena Haxhiu, tha se përbërja e KQZ-së duhet të shihet nga integriteti i zgjedhjeve përmes garës elektorale.Ajo njoftoi se VV sot ka dërguar kërkesë për emërim të dy anëtarëve nga kjo parti për KQZ-së.Sipas saj, Adnan Rrustemi dhe Nazlie Bala dy të propozuarit e VV-së duhet të aprovohen sa më shpejtë nga presidenti, Hashim Thaçi./KosovaPress/