​Vetura godet biçiklistin në Vushtrri

 Policia e Kosovës raporton se në Vushtrri i dyshuari derisa ngiste veturën e tij nga pakujdesia ka goditur biçiklistin.

Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor në QKUK, ndërsa i dyshuar me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.