​Top-5 golashënuesit e Superligës së Kosovës, Daku i pakapshëm

Superliga e Kosovës ka arritur tashmë deri në xhiron e 26 të saj dhe lufta për titullin kampion vazhdon të jetë shumë e ashpër.

Janë tri skuadra të përfshira direkt në këtë luftë shumë të rëndësishme si Drita e cila e kryeson tabelën me 64 pikë, pastaj Ballkani në vendin e dytë me 52 dhe Prishtina në vendin e tretë me 50 pikë, shkruan KosovaPress.

Por ndryshe nga lufta për titull, ajo për sa i përket golashënuesit më të mirë tashmë pothuajse është shumë e qartë.

Mirlind Daku është i pakapshëm në vendin e parë. Sulmuesi i Ballkani deri më tani ka realizuar 25 gola. Në vendin e dytë dhe të tretë janë Nikaç dhe Rexha me nga tetë gola, pasja renditën Otto John dhe Simanoëski me nga shtatë si dhe në vendin e pestë renditet Haxhimusa me gjashtë gola.