Futbolli

Shqiptarët marrin primatin në futbollin maqedonas dhe malazez

Ekipet shqiptare e kanë “pushtuar” futbollin në Maqedoninë e Veriut dhe në Malin e Zi.

Në të dyja këto shtete po prijnë ekipet shqiptare në ligat elitare, e njëjtë edhe në ligat e dytë.

Ekipet shqiptare kanë shkëlqyer edhe në të kaluarën në këto dy vende, e sidomos në Maqedoninë e Veriut, me skuadra si Shkëndija e Tetovës, Struga e Shkupi.

E pikërisht këto tri ekipe i prijnë renditjes tabelare atje, shkruan Gazeta Express.

Në elitën e Maqedonisë së Veriut po kryeson klubi shqiptar, Struga Trim Lum, e po ashtu pozitat 2 dhe 3 i mbajnë dy klubet tjera shqiptare, Shkupi dhe Shkëndija.

Në Ligën e Dytë maqedonase po prinë skuadra tjetër shqiptare, Besa e Dobërdollit, e cila në sezonin e ri do të garojë në elitë.

Edhe në Mal të Zi po kryeson klubi shqiptar nga Tuzi, Deçiqi, i cili e ka lënë pas vetes gjigantin malazez, Buduçnost.

Në Ligën e Parë malazeze po kryeson skuadra shqiptare, Otrant Olimpic nga Ulqini, i cili pritet të ngjitet në elitë.