​Southgate veçon këta dy lojtarë nga fitorja ndaj Kroacisë

Trajneri i Anglisë Gareth Southgate e ka vlerësuar lartë dyshen Raheem Sterling dhe Kalvin Phillips për kontributin e tyre në fitoren e Anglisë në ndeshjen hapjen të tyre në Euro 2020 ndaj Kroacisë.

Është hera e parë që Anglia ka fituar ndeshjen e saj hapëse të një Kampionati Evropian në 10 përpjekje.

“Unë mendoj se Kalvin është një lojtar që është aq i nënvlerësuar dhe që ka pasur një fillim fantastik në karrierën e tij ndërkombëtare,” tha Southgate për “BBC” pas fitores së “Tre Luanëve”.

“Ai ishte i pandalshëm gjatë gjithë lojës, siç ishin të gjithë.”

“Unë jam shumë i kënaqur edhe për Raheem. Ai bëri një paraqitje fantastike dhe realizoi golin vendimtar. Mendova se ai ishte i rrezikshëm me lojën e tij. Që nga fillimi, kishte një goditje brenda dhe ai po vraponte në mbrojtjen e tyre dhe ai dukej një kërcënim i madh për ata.”, tha Southgate në fund.