​Shqiptohen 780 gjoba për mosrespektim të masave antiCOVID-19

Qytetarët në Kosovë po vazhdojnë që të mos i respektojnë masat për parandalimin e përhapjes COVID-19.

E për të cilat më pas edhe po gjobiten.

Vetëm gjatë 24 orëve të fundit, policia në vend ka shqiptuar 780 gjoba për mosrespektim të masave antiCOVID-19.

Ndërkohë që në raportin e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) bëhet e ditur se në vend janë shënuar edhe 294 raste të reja me COVID-19.

Po ashtu është raportuar për 17 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.