​Shoqatat e familjare të të zhdukurve i dërgojnë një lutje Bashkisë së Korçës për Bregoviqin

Këshilli Koordinues i Asociacioneve Familjare të të Zhdukurve të Kosovës nëpërmjet një shkrese drejtuar Bashkisë së Korçës, i ka kërkuar që të anulojë pjesëmarrjen e Gogan Bregoviq në Festivalin e Birrës.

Kryetari i këtij këshilli, Ahmet Grajçevci në këtë shkresë thekson se nëse Bashkia e Korçës nuk mund të bashkohet në kauzën për të ditur të vërteten për fatin dhe vendodhjen e 1632 të zhdukur, të paktën të respektohet dhimbja e familjarëve.

“Mos na lëndoni më shumë duke lejuar pjesëmarrjen e Goran Bregoviqit ose të ndonjë artisti tjetër serb, që për këto 22 vite bënë përpjekje të vazhdueshme të mohojnë krimet gjenocidiale”, thuhet në shkresën e kryetarit të KKAFZhK-së, Ahmet Grajçevci, i cili përfaqëson mbi 20 shoqata të familjeve të të zhdukurve në Kosovë.