​Shënohen dy gola në ndeshjen ndërmjet Dritës dhe Deçiçit

Drita është duke luajtur baraz 1-1 me skuadrën nga Mali i Zi, ndeshje kjo e cila po zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Kjo ndeshje është e vlefshme për rrethin kualifikues të garës Konferencë Ligë.

Mysafirët kaluan në epërsi pas tre minutave lojë me golin e realizuar nga Camaj, kurse skuadra kosovare barazoi në minutën e 11′ me golin e Ajzerajt.