​Sejdiu komenton shkarkimin e Osmanit: Nuk i bën nderë LDK-së

Ish-presidenti Fatmir Sejdiu ka folur rreth shkarkimit të Vjosa Osmanit nga pozita e nënkryetares së Lidhjes Demokratike të Kosovës, për shkak të qëndrimeve të saja kundër partisë.

Në emisionin DebatPlus të TV Dukagjinit, Sejdiu ka thënë se LDK-së nuk i bën nderë një gjë e tillë dhe se kjo hap derën ‘e shkopit për secilin që ka mendim tjetër për çështje të caktuara’.

Sipas tij ka pasur një mundësi tjetër për ‘tejkalimin’ e këtij problemi, duke krijuar një ekip për të komunikuar me Vjosa Osmanin para se të merrej një vendim në lidhje me qëndrimet e saj.