​Ramosaj: Institucionet s’kanë pasur kontroll mbi ndërtimin e hidrocentraleve në Deçan

Kryetari i komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj ka bërë të ditur se komuna që ai udhëheqë vazhdon të jetë në kontest gjyqësor me kompaninë “Kelkos Energy”, e cila ka ndërtuar hidrocentralet në lumin Lumbardh të Deçanit.

Ramosaj pohon se kjo kompani ka bërë shkelje të shumta gjatë ndërtimit të këtyre hidrocentraleve.Ai u shpreh se institucionet përgjegjësi nuk e kanë pasur kontrollin e duhur ndaj “Kelkos Energy”, dhe si pasojw e kësaj ata si komunë kanë pasur pengesa në kryerjen e punëve për asfaltimin e rrugës Deçan-Plavë.I pari i Deçanit si shkelje kryesor nga kompania ndërtuese e hidrocentraleve në Deçan ka konsideruar mosrespektimin e minimumit ekologjik dhe shfrytëzimit të ujit të lumit për prodhim të energjisë elektrike.

Kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj për KosovaPress foli edhe punimet që po zhvillohen në lumin Lumbardh.

Realizimi i këtij projekti është mundësuar fal një bashkëpunim në mes komunës dhe Ministrisë së Infrastrukturës.Ramosaj u shpreh se për këtë vit në plan kanë edhe asfaltimin e rrugëve lokale dhe vazhdimin e projektit e rrugës Plavë-Deçan.

Kjo komunë brenda këtij viti ka paraparë edhe asfaltimin e rrugës që të dërgon në Bjeshkët e Srellcit, dhe elektrizimin e së paku një lindje për në Bjeshkët e Deçanit.
https://www.youtube.com/watch?v=PYFMMdt7nS4