Hagë

Vazhdon sot gjyqi në Speciale ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Sot vazhdon gjykimi në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë të Holandës kundër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Gjykimi ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarëve – Kadri Veseli e Jakup Krasniqi – dhe ish-deputetit kosovar, Rexhep Selimi, do të fillojë në ora 09:00.

Gjykimi ndaj tyre do të mbahet edhe të martën, të mërkurën dhe të premten (7,8 dhe 10 maj).

Në seancën e fundit dëshmoi ish-pjesëtari i UÇK-së, Nuredin Abazi.