​Policia e Shqipërisë nuk ka njohuri nëse janë fshi incizimet e arratisjes së Gruevskit

Drejtori i përgjithshëm i Policisë Shqiptare, Ardi Veliu refuzoi të japë përgjigje për interesimin e gazetarëve shqiptarë në lidhje me deklaratën e prokurorit publik shtetëror të Maqedonisë Lubomir Jovevski, se autoritet shqiptare nuk i kishin dorëzuar incizimet nga kamerat për arratinë e ish kryeministrit Nikolla Gruevski dhe se ato janë fshirë.

“Megjithëse objekti i konferencës për shtyp nuk ishte ky, ne nuk kemi dijeni në lidhje me këtë pyetje që ju po na bëni”, ka deklaruar Veliu, transmetojnë mediat shqiptare.

Konferenca për shtyp e mbajtur në Tiranë kishte të bënte me aksionin e madh në të cilin ishin arrestuar 32 persona, në mesin e të cilëve edhe një nëpunës policor, të cilët ishin marrë me tregti ilegale me njerëz nga Shqipëria drejtë vendeve perëndimore-evropiane dhe SHBA-së.