​Pfizer fillon dërgesën e parë të vaksinës antiCOVID-19 në SHBA

Kamionët e parë me rreth 185.000 shishe vaksinë koronavirus u nisën sot nga fabrika e Pfizer në Miçigan.

Kamionë me shishe vaksinash pritet të arrijnë nesër në 50 shtetet e SHBA, njoftoi CNN.

3.900 shishe të tjera do të dorëzohen sot më vonë për territoret amerikane.

Nesër, 400 kuti të tjera me afërsisht 390.000 shishe do të dorëzohen për të mbërritur të martën.