​Pas bastisjeve Ministria e Bujqësisë thërret konferencë për media

12 persona janë arrestuar në aksionin e sotëm nga Policia e Kosovës dhe janë sekuestruar mbi 400 mijë euro. Personat e arrestuar dyshohen për keqpërdorim të subvencioneve, keqpërdorim i detyrës zyrtare dhe marrje e dhënie ryshfeti.

Pas bastisjeve Ministria e Bujqësisë ka thirrur konferencë për media.

“Ju ftojmë të merrni pjesë në konferencën për shtyp të Ministrit në detyrë të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa. Konferenca do të mbahet sot (24 shkurt 2021, e mërkurë) në orën 15:30, në ambientet e Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Buqjësisë.