Krasniqi takon drejtorët e spitaleve, kërkon mobilizim për COVID-19

Ka nisur takimi i drejtorit të SHSKUK-së, Valbon Krasniqi, me drejtorët e Spitaleve të Përgjithshme, pas rritjes së rasteve të reja të infeksionit me koronavirus.

Pas rritjes së rasteve të reja të infeksionit me koronavirus, rrjedhimisht edhe rritjes së rasteve të spitalizuara, dje është mbajtur takimi i Komitetit për Menaxhimin e Pandemisë COVID-19 në nivel të ShSKUK, me ç’rast është shtruar nevoja për mobilizim për përballimin e valës eventuale.

Kosova ka disa javë që po ballafaqohet me rritje të rasteve me COVID-19. Vetëm dje dy persona kanë vdekur ndërsa janë 175 raste te reja me koronavirus.