​Monego dorëzon padi kundër vendimit të BQK-së

Institucioni mikro-financiar Monego ka dorëzuar sot padi në Gjykatën Themelore të Prishtinës kundër vendimit të BQK-së për mbylljen e saj për shkak të devijimit të planit të biznesit.

Bashkë me këtë padi, Monego ka parashtruar edhe kërkesë për shtyrje të ekzekutimit të këtij vendimi nga BQK-ja.

Përfaqësuesi ligjor i Monego, Granit Vokshi i paraqiti disa pres arsyeve të tij pse gjykata duhet të marrë vendimin në favor të tyre.

Vokshi po ashtu tha se presin që brenda tre ditëve Gjykata të marrë një vendim.

Ndryshe, BQK kohë më parë ka mbyllur dy institucionet mikro-financiare “Monego” dhe “Iute Credit”.